Friday, May 18, 2012

Si t'i lyejmë sytë me hije që të mbajë sa më gjatë?


Nëse përdorni furçë sysh të njomë dhe vendosni pudër fytyre mbi qepalla, ta lini të thahet e të zërë vënd, e më pas të vendosni hijen e syve, make upi do të qëndrojë mirë gjatë ditës.
Nëse doni që të zgjasë gjatë gjithë ditës, thjesht aplikoni një shtresë korrektori para se të aplikoni hijen. Zakonisht mban rreth 24 orë. Hija e syve është një proddukt kozmetik i cili vendoset tek qepallat e syve për t'i dhënë thellësi dhe hapësirë syve si dhe për të theksuar ngjyrën e tyre, shkurtimisht për t'i bërë më tërheqës. Ka ngjyra nga më të ndryshmet dhe zakonisht janë me bazë pudre, por ka edhe të lëngshëm, laps ose "shkumë" (si punë paste). Mënyrat e aplikimit janë të ndryshme, duke përdorur sfungjer, gishtërinjtë ose furçë. Baza duhet vendosur në mënyrë që hija të mos zbehet gjatë ditës ose të mos zhvendoset. Setet e hijeve të syve, zakonisht janë në tre tone, të zbehtë, që është për pjesët e ndriçuara ose që doni t'i jepni volum, më i errëti për t'i dhënë thellësi syrit. Toni i mesën zakonisht vendoset në pjesën e poshtme të syrit dhe shkrihet me dy tonet e tjera në qepallën e sipërme. Bazuar mbi këto rregulla, mund të eksperimentoni pa fund për kombinime nga më të ndryshmet të ngjyrave dhe nuncave.



Sekrete të vendosjes së hijes së syve:

  • Para se të vendosni hijen e syve, vendosni pak pudër tek qepallat si bazë.
  • Mos i ndani kurrë me të tjerë pajisjet tuaja të make-upit.
  • Gjatë ditës gjithshka ju duhet si make-up është vetëm ngjyra bazë dhe rimeli.
  • Aplikoni tonin më të errët në cepat e jashtëm të syrit, nga vija e qerpikëve deri tek rrudha e syrit.
  • Përdorni furçë për të aplikuar hijen.
  • Bjondet me sy blu duhet të përdorin nuancat kafe ose përhimta, ndërsa ato me sy jeshil nuanca të lehta roze në lejla.
  • Për t'i bërë të duken më të mëdhenj sytë, cepat e brenshëm lyejini me ngjyrë më të hapur.

Si të rrisim thonj të gjatë e të bukur?


Duar të bukura, për një femër është një nga gjërat më të rëndësishme. Janë pikërisht thonjtë ata që i japin theksin bukurisë së duarve tona. Mund të kemi një bazë të mirë thonjsh, por ata përsëri nuk rriten si duhet. Këtu keni të disa këshilla kyçe.

Pasi t'i keni rritur në mënyrën e duhur thonjtë, mund t'i zbukuroni ata me manikyr, të eksperimentoni me dizenjo duke filluar me të thjeshta e më pas me dizenjo dhe tekstura më komplekse.

Më parë, duhet të forcohen nga përbrenda. Për këtë keni nevojë për kalcium dhe vitaminat A dhe E. Thonjtë e brishtë s'janë vetëm shenjë e mungesës së kalciumit, por edhe që janë të dehidratuar. Është e nevojshme që duart të hidratohen herë pas here me krem, po ashtu edhe thonjtë. Ka madje produkte të veçanta me përmbajtje vajore, që janë vetëm për lyerjen dhe hidratimin e thonjve.

Forcojini thonjtë me jod - aplikohet tek rrënja e thoit dhe thithet plotësisht prej tyre. 
Mënyra më e mirë e yshqyerjes së trupit me jod, është pikërisht me këtë metodë, prej thonjve.

Përdorni dorashka plastike kur bëni punët dhe shmangni kontaktin e duarve me pastrues të ndryshëm. I bëjnë thonjtë të brishtë dhe i petëzojnë (copëtojnë) ata. Mos ua vini veshin përrallave të detergjentëve me mbrojtës për duart, janë njësoj si gjithë të tjerët dhe në fund të gjithë rekomandojnë larjen e menjëhershme të duarve pas kontaktit me to. Aplikoni krem ose vaj sa herë lani enët ose duart. Mos e hiqni asnjëherë manikyrin me thonj ose sende metalike, përveçse me solucionin përkatës të zgjedhur mirë. Mos i hani kurrë thonjtë, mos i prisni lëkurat rreth tyre, mos i lani rrobat ose enët me ujë të nxehtë.



Hapi tjetër është rritja e thonjve të bukur, që do të thotë përkujdesje e vazhdueshme dhe gjithmonë të lyer bukur. Përdorni shkëlques për thonjtë, i cili kur aplikohet disa herë rresht mbi thua, bëhet shumë i trashë dhe kështu ruan formën e thoit dhe e mbron të mos thyhet. Gjatë javës mund ta aplikoni çdo ditë, një herë në ditë, pa e pastruar shtresën e më përparshme, dhe të shtunave mund t'i pastroni nga shkëlqyesi dhe t'i lini të ushqehen me vajra ose kremra. Të hënën rinisni me vendosjen e smaltit. Mund të alternoni produktet, shkëlqyes dhe smalt. Të dyja japin të njëjtin efekt, forcim dhe mbrojtje.

Përktheu: Pin-Up Albania