Tuesday, August 21, 2012

Thonj të shkruar

Kjo është shumë e thjeshtë për t'u realizuar në shtëpi.
Gjithshka ju duhet është:
një manikyr në ngjyrën e mishit (bezhë), piskatore, shkëlqyes thonjsh, me xixa ose lisho, alkol dhe gazetë.

Fillimisht lyeni thonjtë me manikyrin. Më pas prisni 10 copa nga gazeta (1 për secilin thua). Merrni një copë gazete me piskatore dhe futeni në një ene të vogël ku keni hedhur alkolin. Më pas vendoseni mbi thua, puthiteni mirë dhe lëreni për 5-10 sekonda. Më pas hiqeni dhe shikoni çfarë përftoni. Menjëherë pas kësaj aplikoni shkëlqyesin, në të kundërt do të fshihet. Si ju duket? :)





Si të rregullojmë një thua të thyer?!

Kjo është një zgjidhje shumë efikase për ato rastet e dëshpëruara kur pasi i kemi rritur me zor të madh e me kujdes thonjtë, njëri prej tyre thyhet. Epo nuk është nevoja t'i presim të gjithë... Ja zgjidhja!






Merrni një qeskë çaji dhe boshatiseni. Prisni me gërshërë një copë të vogël letre aq sa t'i përshtatet plasaritjes së thoit. Lyeni thoin me shkëlqyes (forcues) dhe mbi të vendosni letrën, në pjesën ku është plasaritur thoi. Në fund aplikoni manikyrin. Kaq ishte, nuk do ta besoni efektin derisa ta provoni.