Wednesday, June 27, 2012

Sekrete për kujdesin e flokëve


 Ashtu si i gjithë organizmi ynë, edhe flokët të cilat janë pjesë e tij, kanë nevojë për masa parandaluese për të mos u tharë dhe për të qenë në formën e tyre më të shëndetshme. Nuk ka rëndësi nëse flokët tuaj janë të gjatë, të shkurtër, të verdha, të zeza apo çdo lloj nuance mes tyre, flokët e bukur janë një zbukurim luksoz i individit. Flokët janë gjëja e parë që vihet më shumë re tek një person kur e sheh për herë të parë, sidomos meshkujt, tërhiqen shumë më tepër nga flokë të bukur, të pastër dhe të shëndetshëm sesa nga rroba të shtrenjta apo një make-up 3 orësh.
Përmirësime mund të bëhen në çdo kohë dhe pjesa më e madhe e këtyre përmirësimeve fillojnë nga brenda organizmit. Të pasurit të një regjimi të shëndetshëm ushqimor të pasur me vitamina dhe ushqime që përmbajnë vitaminë A me shumicë, e cila është një nga vitaminat antioksidante më të rëndësishme që shërben për prodhimin e balancuar të sebumit (yndyra që prodhon skalpi i flokëve të secilit prej nesh). Kjo është shumë e rëndësishme në mënyrë që të mos kemi as një skalp shumë të yndyrshëm dhe as shumë të thatë.

Disa nga ushqimet me përmbajtje të mirë të vitaminës A, janë perimet e freskëta si spinaqi dhe karrotat, fruta si pjeshkat, kajsitë dhe manaferrat, produktet e qumështit, djathërat e ndryshëm, vezët janë gjithashtu jetike. Plotësimi i regjimit ushqimor me ushqime që përmbajnë proteina si peshqit, mishi pa dhjamë dhe farat e ndryshme, ju ndihmojnë në mirëqënien e përgjithshme të organizmit, për rrjedhojë edhe të flokëve, thonjve dhe performancës së trurit gjithashtu.




Ushqime të dëmshme si alkoli, cigaret, kafeja, ushqime me përmbatje të lartë sheqeri, yndyrnash dhe kripe ndalojnë ose ulin ndjeshëm rritjen dhe mbirjen e flokëve të reja.
Pini mjaftueshëm ujë. Organizmit tonë i duhen mesatarisht 8 gota ujë në ditë për të kryer të gjitha funksionet në mënyrën e duhur.
Flini mjaftueshëm gjumë, mestarisht nevojiten 7-8 orë gjumë në ditë.
Përpiquni të ulni dozat e stresit i cili është një nga armiqtë kryesor të organizmit tonë duke mos u angazhuar në aktivitete apo veprimtari që ju stresojnë.
Sport dhe aktivitet fizik rregullojnë dhe përmirësojnë punën e të gjithë organizmit dhe nxisin qarkullimin e gjakut.
Krihni flokët rregullisht duke filluar që nga skalpi, duke patur kështu një efekt masazhues i cili nxit qarkullimin e gjakut.
Kufizoni nxehtësinë në flokët tuaj, përpiquni t'i thani sa më pak dhe të shmangni pjastrat dhe mjete të tjera stiluese sepse dëmtojnë rëndë flokët.
Pritini flokët çdo 6 javë, duke eliminuar kështu majat e djegura dh duke i bërë të duken më të forta, të gjallëruara dhe të rregullta.
Masazhoni rregullisht skalpin, çdo ditë duke përdorur vajr natyralë, nxit qarkullimin e gjakut duke përmirësuar ushqyerjen dhe forcimin e rrënjës së flokut.
Hidratojini rregullisht flokët me maska (më e mira të pregatitura vetë), për flokë të yndyrshëm 1 herë në javë mjafton kurse për flokë të thatë duhet më shpesh.
Shmangni totalisht kimikatet. Bojrat apo trajtimet e ndryshme të gatshme dhe të fabrikuara. Pishinat janë një tjetër element që shkaktojnë tharje floku, ndaj përpiquni të përdorni kapuç ose të vendosni në flokë një vaj natyral që t'i mbrojë dhe lajini menjëherë pasi të ikni prej saj.
Kur keni probleme me flokët, mund të jetë thjeshtë për shkak të zgjedhjes së gabuar të shampos dhe balsamit. Pra, përveç regjimit ushqimor, kemi dhe kujdesin e jashtëm, që nga larja e deri tek trajtimet e ndryshme që bëjmë sa herë lahemi, tharja, krehja etj. Sigurohuni që shampoja dhe balsami të jenë bimore dhe që i përshtaten llojit të flokut tuaj.
Më e mira është që të mos i krihni flokët kur janë të njomë, përdorni një krehër me dhëmbëza të gjera dhe jo shumë të shpeshta. Kur është e nevojshme, përdorni vetëm produkte të pregatitura në kushtet e shtëpisë për të korrigjuar ndonjë dëmtim të mundshëm të flokut. Si p.sh. ekzistojnë maska të panumërta të pregatitura në kushtet e shtëpisë për të riparuar, rigjeneruar dhe ushqyer flokë të dëmtuar nga shkaqe të ndryshme. Kjo është mënyra më e mirë për ta risjellë flokun në formë dhe për ta rimarrë veten nga çdo lloj dëmtimi.

Maskë flokësh 1

Maskë flokësh 2
Nga: Pin-Up Albania

No comments:

Post a Comment